Qeveria gjeti humbje, mosrealizim të projekteve dhe nepotizëm në Ibër-Lepenc

09:31 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike ka qenë i  pranishëm edhe në Ndërmarrjen Publike, “Ibër-Lepenc”.

Kështu ka vlerësuar Qeveria e Kosovës pas shkarkimit të bordit të ndërmarrjes, shkruan arbresh.info.

Qeveria ka gjetur edhe humbje dhe mosrealizim të projekteve të parapara nga Ibër-Lepenci

“Qeveria ka shkarkuar bordin duke pasur parasysh këto gjetje:

  • Humbjet — Ndërmarrja ka humbje të akumuluar prej mbi 45 milionë eurosh.
  • Mosrealizimi i projekteve

◦     Nuk është realizuar projekti “Riparimi i kanalit kryesor Mihaliq–Besi”.

◦     Nuk është realizuar projekti “Sanimi i rrëshqitjes së dheut” nga viti 2018. Vlera e kontratës ishte gati 500 mijë euro.

◦     Qeveria e Kosovës ka marrë 22 milionë euro kredi për Ibër-Lepencin, për të mbështetur projektin “Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit”. Gjatë tri vjetëve prej se ka filluar implementimi, janë disbursuar vetëm 2 për qind e mjeteve.

  • Mbipunësimi

◦     Ekspertët thonë se Ibër-Lepenci mund të operojë me më pak punëtorë.

◦     Më 2017, 73 për qind e të hyrave janë dhënë për paga e mëditje. Por ndër­marr­ja ka planifikuar të shtojë punësimin në planin e 2018-tës. Punëtorët e rinj janë punësuar më 2019.

  • Nepotizmi — Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike është më se i dukshëm në ndërmarrje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme