Receta e freskët me portokall, karrotë dhe xhinxher forcon imunitetin dhe e mban trupin tuaj në formë. Bashkimi i këtyre 3 përbërësve është një burim i madh i vitaminës C dhe A.
Ky lëng përmban dhe folat ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.
Gjatë përiudhës së dimrit, kur ka viruse, ky lëng ndihmon shumë dhe është një ilaç natyral i pazëvendësueshëm.
Receta e lëngut :
Përbërësit:
7 portokajë
4 karrota
2 copa xhinxher
Udhëzime:
Pritini portokallet dhe karotat dhe hidhini në blender, hiqni lëkurën e xhinxherit dhe grijeni edhe atë në bleder. Pasi ta kini lënë rreth një minuta në blender, kullojeni atë me një sitë shumë të imët dhe më pas futeni në frigorifer të ftohet.
Pasi të jetë ftohur, mund ta konsumoni sipas dëshirës.
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...