Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero nuk e ka mohuar faktin se koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë. Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc”, Pipero theksoi se një gjë e tillë do të mbetet për tu parë, por megjithatë edhe nëse kthehet nuk do të ketë impakt.
I pyetur nëse do të ketë këtë vit sezon turistik, Pipero tha se do të ketë turizëm të brendshëm, ndërsa nuk hezitoi të propozojë se mund të bëhet një marrëveshje me vendet e rajonit.
“Unë besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne. Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme.” – tha Pipero.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...