Google ADS

Qyteti ku është e pamundur të mbahet distanca sociale

23:39 | 26 Prill 2020
Trina Galanxhi

Rreth 200 mijë njerëz në Hong Kong jetojnë në apartamente me madhësi 15 metra katrorë, duke e bërë kështu të pamundur mbajtjen e distancës sociale, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info

Lum Chai është 45 vjeç, dhe para pandemisë ai tha për CNN se akomodimi i tij është shumë modest, dhe se ai dilte në qytet vetëm për të shmangur fqinjët e tij, ndërsa tani kjo është e pamundur.

Ai jeton në banesat miniaturë, të cilat kanë madhësinë e një arke dhe të cilat OKB-ja i ka quajtur ‘fyerje për dinjitetin njerëzor’.

Në këto banesa ka hapësirë të mjatueshme vetëm për një shtrat dhe disa rroba, dhe fqnijët janë më pak së gjysmë metri larg. Banjot në të ashtuquajtur ‘banesa kafaz’ janë të zakonshme dhe shpesh nuk ka kuzhinë.

Apartamentet ndahen vetëm nga mure të improvizuara ose ndarëse.

Hong Kong njihet si qyteti i bankierëve, por është më se i dukshëm për ndryshimin midis klasave shoqërore.

Është  një nga qytetet më të dendura në botë me 6.544 banorë për kilometër katror.

Epidemia i bëri ato ndryshime edhe më keq, kështu që shumë njerëz që jetonin në këto apartamnet  kishin mbetur pa akomodim sepse nuk ishin në gjendje të paguanin qiranë.

Sipas të dhënave të fundit, 1.038 raste të infeksionit koronavirus janë raportuar në Hong Kong, me katër të vdekur.

Masat kufizuese janë vendosur në qytet për shkak të përhapjes së virusit, të cilat u shtrinë në javën e parë të muajit maj.

Vendi ka ndaluar festimet për Ditën e Punës, dhe është e paqartë nëse do të ndalohen tubimet tjera gjatë muajit qershor dhe korrik.

Ministrja e Shëndetësisë Sofia Chan tha se shoqëria duhet të mësohet me masat kufizuese, edhe kur jeta t’i kthehet normalitetit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme