Eros Grezda përgjigjet si është të mbyllesh në karantinë me Oriola Marashin

21:41 | 26 Prill 2020
Arbresh Info

Futbollisti është shoqëruar nga e dashura në këto ditë izolimi.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë qenë mjaft të përmendur javët e fundit për lidhjen e tyre të cilën çifti tanimë e kanë konfirmuar.

Së fundmi futbollisti ka treguar për “Vizionin e Pasdites” se ata po qëndrojnë së bashku në Kroaci, dhe tregoi si është të jesh mbyllur me modelen.

“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh Grezda.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme