Manchester City shton interesimin për Fabian Ruiz

18:16 | 26 Prill 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka kërkuar nga klubi ta transferojë mesfushorin e Napoli-t, Fabian Ruiz.

Sipas Okdiario, Guardiola e sheh Ruiz si pasuesi i David Silva-s, transmeton portali arbresh.info.

Napoli për kartonin kërkon 80 milionë euro dhe nuk do e shesë në vlerë më të ulët.

Ruiz nuk ka arritur të përshtatet në “San Paolo” që nga shkarkimi i Carlo Ancelotti-t, andaj thuhet se dëshiron të largohet.

Liverpool, PSG, Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar gjithashtu, edhe pse nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme