Google ADS

Izraeli fillon zbutjen e masave të marra në parandalimin e shpërndarjes së COVID-19

17:05 | 26 Prill 2020
Arbresh.info

Sallonet e bukurisë dhe floktarisë, dyqanet e tjera dhe shërbimet janë lejuar të hapen në Izrael të dielën pasi qeveria ra në pajtim për lehtësimin e masave të marra në luftën kundër koronavirusit.

Restaurantet janë të lejuara të shesin ushqim për ta marr me vete. Të gjitha lejet e bizneseve që kërkojnë të rihapen janë lejuar të punojnë dhe në rast të shkeljes së rregullave ata do të gjobiten me 2,000 sheqels ose 570 dollarë.

Të mbyllura vazhdojnë të jenë dyqanet brenda qendrave tregtare.

Vendosja e maskave në publik vazhdon të jetë e detyrueshme, pasi autoritetet lëshojnë gjoba për këdo që nuk përfill këtë kërkesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme