Google ADS

Gianluigi Donnarumma i hapur për rinovimin e kontratës

15:40 | 26 Prill 2020
Arbresh Info

Portieri Gianluigi Donnarumma, është i hapur për ta rinovuar kontratën me AC Milan, mirëpo nuk pranon t’o zvogëlohet pagesa.

Italiani do jetë agjent i lirë në verë të vitit 2021 dhe kualiteti i mirë ka bërë të këtë vëmendjen e shumë klubeve, transmeton portali arbresh.info.

Juventus, Manchester United, Real Madrid dhe PSG janë të interesuar për shërbimet e Donnarumma-s.

Mirëpo, pavarësisht problemeve me “Rosonerët”, Donnarumma dëshiron të mbetet në “San Siro” dhe është i hapur për rinovim.

Kushti i vetëm që ‘gardiani’ ka kërkuar nga gjiganti italian është që të mos i zvogëlohet pagesa prej 6 milionë euro në vit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme