Sabit Geci, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka komentuar deklaratat e ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzën Gashit.
Geci ka deklaruar se Gashi nuk duhet të ketë vend në institucionet e Kosovës.
“Une personalisht vuajta shume dhe akoma jam duke vuajtur nga plagët e marra nga kriminelet serb dhe kam te drejt ta mbroj ashtu si edhe e mbrojta kur ishte koha po ashtu edhe të gjithë ata qe kanë gjak shqiptari. E të gjithë ata “persona” si Shkelzen Gashi te mos kenë vend ne institucionet e vendit por as ne shoqëritë tona!”, shkruan ai.
E ish-Këshilltari i Kurtit bëri përgjegjës ushtarët e UÇK’së edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së
Shkëlzen Gashi, këshilltar i liruar i Kryeministrit të shkarkuar, s’kishte folur vetëm për vrasjet e pakicave gjatë dhe pas luftës. Ai kishte lëshuar akuza në drejtim të pjesëtarëve të UÇK’së si njerëz që kanë vrarë zyrtarët e LDK’së, Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe kanë keqtrajtuar anëtarët e LKÇK’së.
Gashi kishte thënë se një pjesë e këtyre krimeve janë kryer edhe nga udhëheqës zonash dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së./Express
Ky është postimi i plotë i Sabit Gecit:
Ne jeten time une si Sabit Geci asnjehere nuk jam marrur me politike dhe as qe me intereson fare kjo çeshtje,sepse qellimi im dhe i shokeve te mi per çlirimin e Kosoves eshte arritur. Mua personalisht me intereson vetem qe Kosova te ec perpara dhe te behemi shtet shembull, sepse ky vend ne çdo cep te tij eshte lare me gjakun e deshmoreve,burrave,grave,pleqve e femijeve.
Me duket e papranueshme dhe e palogjikshme te diskutohet se a ka bere UÇK-ja krime apo nuk ka bere. Une ju kam thene dhe do tu ju theme per nje gje qe e kam pare dhe e kam perjetuar,se lufta e UÇK-se ishte e paster si loti.
Kur thuhet se koha tregon te verteten,i besoj shume kesaj thenje dhe deshiroj qe shume shpejt te dalin ne shesh te gjithe ata “tipat” e padukshem qe jane brenda institucioneve dhe punojne kunder shtetit te Kosoves,sepse ata na demtuan shume ne te gjitha aspektet.
Une personalisht vuajta shume dhe akoma jam duke vuajtur nga plaget e marra nga kriminelet serb dhe kam te drejt ta mbroj ashtu si edhe e mbrojta kur ishte koha poashtu edhe te gjithe ata qe kan gjak shqiptari. E te gjithe ata “persona” si Shkelzen Gashi te mos kene vend ne institucionet e vendit por as ne shoqerite tona!
Jam i habitur,por as nuk mund ta bind veten se si kryeministri ta beje nje keshilltare te tille dhe tani kur kemi pritur qe te ngritet zeri per te zhdukur masakrat,dhunimet, ne TV tona diskutohet per “krimet” e UÇK-se. TURP!!!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...