Liverpool ka befasuar duke ia ofruar sulmuesin, Roberto Firmino skuadrës së Barcelonës.
Sipas Don Balon, trajneri Jurgen Klopp, beson se Timo Werner do t’ia zërë vendin Firmino-s, andaj e ka ofruar te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani këtë sezon nuk ka arritur të shënojë shumë gola në krahasim me vitet e fundit dhe kjo ka bërë që “Reds” të provojnë transferimin e Werner që është duke shkëlqyer në Bundesligë.
Mirëpo, Barcelona thuhet se ka refuzuar këtë mundësi, andaj Liverpool gjatë sezonit të ardhshëm do t’i këtë dy lojtarët që garojnë për pozitën e parë, kuptohet nëse transferojnë gjermanin.
Shumica e fansave të Liverpool kanë kërkuar që Firmino të qëndrojë, mirëpo të jetë në një rol tjetër./arbresh.info.
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?