Real Madrid dëshiron të ruaj paratë gjatë verës, andaj nuk do e kompletojë transferimin e portierit, Alphonse Areola.
Areola u huazua nga PSG gjatë afatit të janarit, mirëpo shkaku i koronavirusit që ka goditur ekonominë e klubit, gjiganti spanjoll do e rikthejë te “Parisienët”, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” preferojnë ta mbajnë në skuadër Andriy Lunin, i cili ishte pjesë e akademisë së Real-it dhe është në formë të mirë te Real Oviedo, klub të cilin është huazuar.
Real beson se Lunin është i gatshëm për të qëndruar në “Santaigo Bernabeu” si portieri i dytë pas Thibaut Courtois.
Në ‘radarin’ e Real-it mbetet edhe portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma./arbresh.info.
Gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë
Studentë shqiptarë në Amerikë mbështesin në Shkodër fëmijët ...
Hamza: Programi s’duhet të jetë për kabinetin e ministrave e...
Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë ko...
Ish-kancelarja e Gjermanisë në nëntor prezanton librin me ku...
SHBA shqyrton mundësinë e ndarjes së kompanisë Google