Covid-19 ka qenë prezent në Itali që nga muaji janar

10:09 | 26 Prill 2020
Trina Galanxhi

Infeksionet e para të koronavirusit në Itali datojnë që nga muaji janar, thuhet në një studim shkencor të publikuar gjatë kësaj jave, duke hedhur kështu një dritë të re mbi origjinën e shpërthimit në një nga vendet më të prekura në botë.

Italia filloi testimet pasi diagnostifikoi pacientin e parë më 21 shkurt në Codogno, qytet në rajonin e pasur të Lombardisë.

Rastet dhe vdekjet u rritën menjëherë, me shkencëtarët që shpejt dyshuan se virusi kishte qenë përreth, pa u vënë re, për javë të tëra.

Stefano Merler, i Fondacionit Bruno Kessler, tha në një konferencë shtypi me autoritetet e larta shëndetësore të Italisë se instituti i tij kishte shikuar rastet e para të njohura dhe nxori përfundime të qarta nga ritmi pasues i ngjitjes.

“Ne e kuptuam që infeksionet më të mëdha ishin në zonën e Lombardisë, dhe ato kishin ndodhur përpara 20 shkurtit”, tha ai.

“Besohet se infeksioni ka filluar që nga janari, ose edhe më herët”, tha ai, duke shtuar se rritja e menjëhershme e rasteve sugjeron se virusi ishte sjellë nga një grup njerëzish në Itali, dhe jo nga një individ.

Një studim tjetër thotë se rastet e regjistruara në prill kanë ndodhur brenda shtëpive të pleqve, ose janë përhapur brenda anëtarëve të famijes. 10.8 përqind e të infektuarve  jane infektuar në spital, ndërsa 4.2 përqind nëpër vendet e tyre të punës.

Një studim tjetër që është kryer në Spanjë, e cila ka gjithashtu një numër të madh vdekjesh, sugjeron se virusi ishte i pranishën në vend shumë kohë përpara se zyrtarët shëndetësorë të kishin zbuluar ë paktën një muaj para se Madridi të impononte një izolim.

Italia ishte vendi i parë i madh perëndimor që u përball me sëmundjen virale, e cila filloi në Kinë gjatë vitit të kaluar dhe më pas u përhap në mbarë botën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme