Nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq nga tash do të kenë vend ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre të lira.
Kjo pasi që në këtë shkollë sot u përurua përfundimi i projektit infrastrukturor i cili përfshinë parkun dhe gjithë mobilierinë e parkut me karrige e ndriçim, drunj, shporta, kroje, fontanë dhe gjithashtu edhe parkingun.
Përurimin e përfundimit të këtij investimi, i cili ka kushtuar rreth 46 mijë euro, e bëri kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me drejtoreshën e shkollës, Shyhrete Gashi.
Më pas ata vazhduan brenda objektit të kësaj shkolle, duke vendosur lule pranë bustit të Ibrahim Rugovës që gjendej brenda dhe duke e nderuar me një minutë heshtje.
Me këtë rast kryetari Gashi, tha se investimi nëpër shkolla është prioritare për komunën që e udhëheq ai, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për edukimin e brezave të rinj.
“Gjatë fushatës e kam thënë dhe po e them prapë se një ndër prioritetet primare do të jetë arsimi për ne dhe në vazhdimësi do të jemi bashkë me juve në kontributin e përbashkët me qëllim që të krijojmë hapësira më të mira dhe të krijojmë mundësi më të mira prej juve që të kemi hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar edhe aktivitetet e lira dhe ato mësimore… Është një falënderim shumë i veçantë për të gjithë mësimdhënësit, sinqerisht jeni duke e dhënë maksimumin drejt ngritjes së vetëdijes së nxënësve dhe ne e çmojmë shumë, prandaj nuk hezitojmë që në vazhdën e aktiviteteve që i kemi që të jemi në disponimin e juaj.”, tha Gashi.
E drejtoresha e kësaj shkolle, Gashi, e falënderoi komunën për këtë investim që siç e quajti ajo është shumë e rëndësishme për shkollën e tyre.
“Sot na bashkon një ngjarje e rëndësishme për shkollën tonë siç është përurimi i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturorë për shkollën tonë. Që nga fillimi i mandatit na keni premtuar që do të bëni çmos t’i dilni zot fushës së arsimit, por njëkohësisht edhe të kërkoni përgjegjësi nga të gjithë ne për punën e përditshme që e bëjmë në arsim dhe në edukimin e brezave të rinj. Sot, një premtim i tillë u bë realitet siç janë bërë realitet edhe shumë e shumë projekte të tjera, prandaj shprehim mirënjohjen në emër të nxënësve, mësimdhënëse dhe gjithë stafit për kontributin që keni dhënë pa hezituar që të përkrahni arsimin si një fushë shumë e rëndësishme e jetës së një shteti”, tha Gashi.
Sipas të parit të Obiliqit, në këtë vit janë trajtuar edhe shkolla të tjera, si në fshatrat Kozaric? ? dhe Mazgit, me ç’rast janë krijuar kushte më të mira. Ndërsa, për vitin e ardhshëm planifikohet që shkolla e Gjimnazit edhe Teknika e kësaj komune të jenë përfitues të disa investimeve edhe më të mëdha.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...