Nga 28 raste të konfirmuara sonte me COVDI-19, katër ishin nga Gjilani.
Pas kësaj ka reaguar i pari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se rastet janë të njohura për ta, sikur edhe kontaktet e tyre.
Haziri tha se nuk duhet pasur frikë pasi situate është nën kontroll nga Komiteti për Emergjenca kundër përhapjes së koronavirusit.
Postimi i plotë:
#Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit.
Falënderimi i veҫantë shkon për mantelbardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.
Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...