Google ADS

Ndërron jetë edhe një person nga Covid-19 në Kosovë

21:58 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka ndërruar jetë një paciente nga komuna e Shtimes, si pasojë Covid-19.

Në njoftim thuhet se pacientja krahas infeksionit me Covid-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike, shkruan arbresh.info.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.
Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftimin e  Klinikës Infektive në QKUK.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme