Liverpooli është klubi i fundit që dëshiron belgun Dries Mertens nëse nuk e rinovon kontratën e tij me Napoli, duke iu bashkuar garës së bashku me Chelsean, Juventusin dhe Interin.
Reprezentuesi belg do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, pasi negociatat për një zgjatje të kontratës në dukje kanë një ndalesë pas përparimit të mëparshëm.
Chelsea dhe Interi kurrë nuk kanë maskuar interesin e tyre për Mertens, madje kanë bërë propozime edhe në janar.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Liverpooli gjithashtu ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me Mertens si një lojtar i lirë në fund të sezonit.
Shkathtësia e tij është thelbësore, i aftë të luajë si një qendërsulmues i shpejtë, një rol pas sulmuesit dhe në të dy krahët e sulmit.
Mertens mbush 33 vjet muajin e ardhshëm dhe shënoi 12 gola në 29 ndeshje për Napoli këtë sezon, duke përfshirë gjashtë gola në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Ai pati shumë mundësi për t’u paraqitur kundër Liverpoolit, duke shënuar dy gola në tre takime dhe kjo si duket ka bindur trajnerin Jurgen Klopp.
Së fundmi interesim për yllin belg ka shprehur edhe klubi tjetër italian, Roma.
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?