Thaçi: Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike

20:54 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi ka kujtuar veprimtarin e lëvizjes kombëtare, Fadil Vata.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi theksoi se Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike që pas disa viteve themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

U bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, që pas disa viteve themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja e tij në kulmin e energjive ishte humbje për lëvizjen kombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme