Autoritetet shëndetësore thanë se këtë javë në Mal të Zi u shënua një ulje e theksuar e të infektuarve me COVID-19.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosha duke paraqitur të dhënat më të reja tha se epidemia e koronavirusit ëhstë nën kontrolle dhe se numri i të infektuarve, ditëve të fundit shënoi një rënie.
“Këtë rezultat të mirë në luftën ndaj koronavirusit e tregon edhe grafikoni ku vërehet një rënie e personave të infektuar dhe rritja e numrit të personave të shëruar”, tha Dr. Mugosha.
Kjo situatë e mirë epidemiologjike ka ndikuar që Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive të shpallë planin e lehtësimit të masave të ndërmarra për shkak të pandemisë. Lëvizja e qytetarëve u lejua deri në orën 11 të mbrëmjes, kurse shitoret do të punojnë deri në orën 10 të mbrëmjes.
Poashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit në Malësi.
Dr. Mugosha e vlerësoi disiplinën e banorëve të Malësisë duke theksuar se epidemia në këtë zonë është nën kontrolle të plotë.
“Në Qendrën Klinike të malit të Zi janë shëruar personat e infektuar nga Tuzi në mënyrë shumë të suksesshme. Nga kjo zonë janë shëruar 30 persona, kurse në proces shërimi janë edhe 7 persona tjerë, gjë e cila tregon se epidemia në Tuz gati tërësisht është ndaluar”, tha Mugosha. Kjo sipas tij tregon se vetdisiplinën e banorëve që u bë shembulli më i mirë në Mal të Zi në luftën kundër COVID-19.
Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur me 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet e prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19, masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar. /VoA
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...