Everton dhe Paris Saint-Germain nuk janë klubet e vetme që ndjekin Allan, pasi mesfushori i Napolit mund të përfundojë te Interi në një shkëmbim me Matias Vecino.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, mesfushori brazilian po tërheq vëmendjen e disa skuadra të ndryshme për ta transferuar këtë verë.
Ai e konsideron kohën e tij në Napoli të përfunduar praktikisht pas mosmarrëveshjeve me hierarkinë e klubit, shokët e skuadrës dhe trajnerin Gennaro Gattuso.
Ndërsa Everton dihet se po e ndjekin Allanin, Paris Saint-Germain u përpoq ta blinte lojtarin në janar të vitit 2019, por u refuzuan.
Tani është raportuar se Interi është i gatshëm ta transferoj yllin brazilian dhe atë e ka një plan ideal për ta sjell në Giuseppe Meazza.
Interi ka gati ta ofrojë reprezentuesin uruguaian Vecino plus një shumë të hollash për ta lumturuar Napolin dhe ta bëjë që ta pranojë ofertën.
Vecino gjithashtu është vënë në shënjestër të Evertonit dhe trajnerit të tyre Carlo Ancelotti.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...