Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’ shpërndau disa fotografi ku, sipas tij, tregojnë përkushtimin e autoriteteve lokale edhe në kohe pandemie për higjienën publike dhe pastërtinë.
“Kapacitetet e komunave janë vendosur plotësisht në funksion ndaj nevojave të qytetarëve dhe në funksion të rregullit dhe përmirësimit të mjediseve lokale. Mbështetje të madhe për autoritetet lokale të cilët edhe në kohë pandemie, e përmirësojnë infrastrukturën dhe mbajtjen e mirëmbajtjen e gjelbërimit. Këto janë çështjet më të rëndësishme për jetesë më të mirë për çdo komuna, për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit publik”, shkruan Zaev.
Sipas tij është e rëndësishme që në këto aktivitete të respektohet rekomandimet e mbajtjes së pajisjeve dhe distanca fizike.
“Të vazhdojmë t’ju përmbahemi rekomandimeve, por edhe ta ruajmë gjelbërimin në lagjet tona, në komunat tona”, thotë Zaev.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...