Pandemia me virusin korona ka prekur rëndë ekonominë e vendit.
Më të goditura janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat për shkak të krizës kanë mbërritur në pragun e ekzistencës së tyre. Sektori që më së shumti po vuan pasojat e mungesës së punës për rreth dy muaj është ai i turizmit dhe hotelierisë.
“Ne si firmë që nga 19 marsi e kemi mbyllur zyrën dhe punon vetëm njëri sektor, që merret me transfer parash. E gjithë kjo situatë ka ndikuar shumë negativisht tek neve, sidomos në pjesën e firmave që merren me transport të udhëtarëve. Të them të drejtën mezi mbahemi varësisht se sa do të zgjas e gjithë kjo” – thotë Bujamin Durmishi. Menaxher në agjenci turistike.
Të prekur nga situata e krijuar janë edhe artarët. Shumica e dyqaneve janë të mbyllur, ndërsa ata që punojnë kanë humbje të mëdha.
“Humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha. Shtatë javë pa punë janë shumë. Kur mua që dyzet vite punoj në Tetovë e kam të vështirë çka të thonë ata që janë me rroga? Këtë të paktën dy vite ekonomia do e ndjej sidomos zanatçinjtë e Tetovës, dy vite do e ndjejnë këtë problem”– thotë Mensur Arifi. Artar.
Kriza ndikon edhe në funksionimin e komunave, pasi të ardhurat e tyre janë reduktuar deri në 70 për qind në muajin mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Realizimi i projekteve të parapara është pothuajse i pamundur.
Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, shpreson në ndihmë në formë kredie me interes të ulët nga Qeveria.
“Kemi shkuar me atë që mos të planifikojmë projekte më të mëdha në këtë kohë krize përveç ca gjërave që janë urgjente për fomin e komunës. Kjo nuk ndodh vetëm në komunën e Gostivarit por në gjitha komunat. Shpresoj në periudhën që pason, ata para që i marrin në formë të kredisë ti shpërndajnë edhe nëpër komuna, jo të na i japin si të pakthyeshme, por në formë të kredisë por me interes sa më të vogël”– deklaroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.
Për shkak të Pandemisë shumë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës. Sipas një analize të Finance Think, 78 për qind të të mbeturve pa punë janë deklaruar se nga kriza me virusin janë prekur personalisht, kurse 10.8 për qind, kanë thënë se janë larguar nga puna. Reagimet më të shpeshta nga pronarët, shkruan analiza e Finance think, ka qenë ulja e pagës, madje deri në 25.6 për qind./alsat
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...