OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në se me refuzimin e takimit të liderëve ku duhet të diskutohet për datën e zgjedhjeve, është qasje jokorrekte ndaj çështjeve më të rëndësishme shtetërore.
“LSDM dhe Kosta Petrov kanë qasje jokorrekte ndaj çështjeve më të rëndësishme shtetërore. Askush nga OBRM-PDUKM nuk përmendi zgjedhje të shpejta, kurse ata vazhdojnë t’i interpretojnë çështjet si ata duan. Këtë e quajmë dyfytyrësi”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, në njërën anë brifojnë datë për zgjedhje dhe nisin nisma thirrje të Kuvendit duke luftuar për karrigen e Zaevit ndërsa në anën tjetër thonë se po kujdesen për shëndetin e qytetarëve.
“Për OBRM-PDUKM-në prioritet nuk janë zgjedhjet por shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia. Zaev është ai që vendos karrigen apra shëndetit të qytetarëve”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...