Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka zgjedhur si punonjëse të ditës doktoreshën Sabahate Lleshi, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj në luftën kundër Covid-19.
Sipas të parit të Prishtinës, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, transmeton arbresh.info
“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe.Të jemi mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar Ahmeti.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation