Receta për fundjavë: Gatuani si japonezët, sanduiç ndryshe nga çfarë jeni mësuar të hani

11:11 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Japonezët njihen për kuzhinën e tyre të veçantë dhe nuk njohin kufizime kur është fjala te kuzhina.

Përderisa ne mendojmë se një sanduiç është ushqim i shpejtë, dhe jo aq i bukur, japonezët na dëshmojnë të kundërtën, shkruan portal arbresh.info, duke cituar faqen e njohur të kuzhinës Tastemade.

Këto sanduiçe ju mund t’i gatuani vetë duke përdorur përbërësit e mëposhtëm dhe duke ndjekur deri në detaje videon.

Përbërësit:

Bukë ( rekomandohen 12 feta bukë e bardhë)

Krem i freskët ( 200 mililitra)

Djathë masacarpone ( 200 gr)

Sheqer i imët (30 gr)

Fruta, sipas dëshirës, por rekomandohen luleshtrydhe, mandarina, fruta kivi jeshile, fruta kivi të verdhë, mango, rrush jeshil pa farë, rrush të kuq pa farë dhe banane.

Mënyrën e përgatitjes së kësaj recete ndiqeni në videon e mëposhtme. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme