Google ADS

LDK do të mblidhet për të ndarë ministritë

10:45 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Kryesia e LDK-së pritet këto ditë mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm për emrin e mandatarit, transmeton portali arbresh.info.

“Besoj se ditëve në vijim do të thërrasim Kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri, po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”, tha Abrashi.

Ndërkohë dje është konfirmuar që AAK ka kërkuar katër ministri, ku si emra të mundshëm janë përmendur Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Ramë Likaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme