Në kohën kur gjithçka është kërkuar të jetë e mbyllur si pasojë e coronavirusit, autoritet në Sydney të Australisë, lejuan që gjatë orëve të paradites të hapeshin plazhet, për ata që duan të bëjnë ushtrime fizike.
Por, bregdeti i mbush menjëherë me turma njerëzish, që nuk e respektonin aspak distancën sociale, duke detyruar që të merren masa për mbylljen e këtyre hapësirave, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kishte rrezik se mund të ketë infektime masive, policia i mbylli plazhet vetëm një orë pasi ato u hapën, sepse ishin bërë hapësira për grumbullimin e madh të njerëzve.
Gjatë ditës së sotme, kur Australia e shënon Anzac Day, që është festë në nderim të ushtarëve të rënë në luftë, rrugët mbesin të boshatisura dhe nuk ka asnjë organizim zyrtar, si pasojë e pandemisë.
Sikur gjatë fundjavës kur u shënuar Pashkët edhe gjatë kësaj feste, australianët janë detyruar që të kalojnë kohën të mbyllur brenda dhe të mos dalin, megjithëse moti është shumë i mirë.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League