Shkencëtarët kanë zbuluar koronavirusin në grimcat e ndotjes së ajrit, të cilët po hetojnë nëse kjo mund të rrisë numrin e njerëzve të infektuar.
Studimi është në fillimet e tij edhe ende nuk dihet nëse dhe sa jeton virusi në grimcat e ndotjes së ajrit dhe në sasi të mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët italianë kanë përdorur teknika standard për të mbledhur mostra të ndotjes së ajrit në natyrë në një vend urban dhe në një industrial në provincën Bergamo dhe identifikuan një gjen mjaft specifik për Covid-19 në mostra të shumta. Zbulimi u konfirmua nga testimi i verbër në një laborator të pavarur.
Leonardo Setti nga Universiteti i Bolonjës në Itali, i cili edhe është autor i studimit, tha se është e rëndësishme të hetohet nëse virusi mund të bartej nga ndotja e ajrit.
“Unë jam shkencëtar dhe shqetësohem kur nuk gjej përgjigjje”, tha ai. “Nëse e dimë se ku është problemi, atëherë ne mund të gjejmë zgjidhje. Por nëse nuk e dimë, ne mund të vuajmë pasoja të rënda”.
Dy grupe të tjera kërkimore kanë sugjeruar se grimcat e ndotjes së ajrit mund të ndihmojnë koronavirusin që të udhëtojë më tej në ajër.
Sipas një analize sugjerohet se niveli i lartë i ndotjes së ajrit në pjesën veriore të Italisë ka ndikuar në numrin e madh të të infektuarve. Rajoni konsiderohet si një ndër më të ndoturit në Europë.
Studimet e mëparshme kanë treguar që grimcat e ndotjes së ajrit bëjnë mikrobe portuale dhe se ndotja ka të ngjarë të ketë bartur viruset që shkaktojnë gripin e shpendëve, fruthin dhe sëmundjen e këmbëve dhe gojës në distanca të konsiderueshme.
Hulumtime të tjera janë duke punuar për të gjetur lidhjen me Covid-19 dhe nivelit të lartë të ndotjes së ajrit. Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur dihet se dëmton shëndetin e mushkërive, gjë që mund t’i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj Covid-19./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...