Lehtësohen kufizimet, disa shtete në SHBA rihapin bizneset

08:27 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Tre shtete amerikane kanë lejuar disa dyqane të hapin bizneset, duke lehtësuar masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sallonet e ondulimit dhe saunat mund të rihapen në Georgia dhe Oklahoma gjersa Alaska ka hequr kufizimet ndaj restoranteve, transmeton portali arbresh.info.

Të premten, presidenti Donald Trump u largua nga konferenca më herët se zakonisht, duke refuzuar të marrë pyetje.

Ai u përball me kritika pasi sugjeroi që injektimi i dezinfektuesve shtëpiakë mbi pacientët do të mund të ishte përfituese.

Komentet e tij janë cilësuar si të rrezikshme nga mjekët dhe prodhuesit. Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten, dhe madje ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Trump tha të premten se komentet – të bëra në një konferencë shtypi një ditë më parë – ishin sarkastike dhe u nxorën jashtë kontekstit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme