Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 22.245, raporton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 2.887 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 187.708, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.
Salomon tha se 28.658 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 4.870 në njësitë e kujdesit intensiv, duke shtuar se sot për të 16-tën ditë ka vazhduar të bie numri i të pacientëve në kujdes intensiv.
Ai njoftoi se në 24 orët e kaluara, 1.464 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 43.493.
Salomon njoftoi se në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 389 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 22.245, ndërsa prej tyre, 8.393 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.
Franca sot shënoi ulje në bilancin ditor të viktimave krahasuar me pesë ditët e kaluara.
Salomon tha se çdo ditë në Francë po kryhen nga 40 mijë teste.
Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...
ASK publikon statistikat: Mbi 3800 qytetarë në Kosovë e mbaj...