Ylli i Milan, Rafael Leao, i është bashkuar luftës kundër Covid-19.
Leao, portugezi që aktivizohet me skuadrën e Milan, ka dhuruar 24 mijë maska mbrojtëse, si ndihmë për luftën kundër koronavirusit.
Mjetet janë ndarë për spitalin ‘Garcia de Orta’, me bazë në vendlindjen e Leao, Almada (Lisbonë), transmeton lajmi.net.
20 vjeçari aktualisht është në Portugali, meqë sezoni i Serie A vazhdon të jetë i suspenduar.
Milan pritet t’iu bëjë ftesat lojtarëve pasi stërvitjet e skuadrave pritet të rifillojnë më 4 maj.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...