Lekaj kërkon nga Kurti shkarkimin e Gashit pas deklaratave për UÇK-në

22:34 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi i cili ka bërë deklarime publike sot rreth UÇK-së me pretendime për krime të kryera.

Lekaj ka thënë se është e dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

“UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Postimi i  plotë:

E dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme.

Një këshilltar i tillë nuk ju duhet as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Kombit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme