Edhe kryesia e Ajax Amsterdam ka reaguar pas vendimit të KNVB mbi Eredivisie.
KNVB sot ka vendosur që Eredivisie të anulohet, duke njoftuar se nuk do të ketë skuadër kampione, as të rënë nga liga, por as të promovuar.
I vetmi vendim që mbajti të vlefshme ndeshjet e luajtura deri në pikën kur sezoni u suspendua, ishte ai për garat ndërkombëtare.
Por, kjo mënyrë e vendimit nuk po pëlqehet nga skuadrat. Reagime negative kishte të shumta, por së fundmi kanë reaguar edhe liderët e Eredivisie, Ajax, të cilët përkundër se ishin liderët, nuk morën titull kampioni, por relativizuan situatën.
“Si lojtar, ti dëshiron të bëhesh kampion dhe dëshiron të bëhesh kampion në fushë. Ne kemi qenë të parët në tabelë gjithë sezonin, kështu që është keq që nuk u shpall një kampion. Por, duke parë rrethanat, është e kuptueshme mungesa e titullit”, ka thënë Van der Saar, transmeton lajmi.net.
“Ka probleme më të rëndësishme sesa futbolli, por si lojtar gjithmonë ke ambiciet për t’u shpallur kampion”, ka shtuar shefi i Ajax.
Reagimet e skuadrave si AZ Alkmaar, Utrecht e Cambuur ishin më negative.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut