Kundërshtari i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, Joe Biden ka reaguar pas deklaratave të këtij të fundit se dezinfektuesit mbysin më shpejtë koronavirusin.
“Nuk mund të besoj se duhet ta them këtë, por ju lutem mos pini zbardhues”, shkruan Biden, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup.
Ai gjithashtu dukej se do propozonte edhe idenë e trajtimit me dritë ultraviolet tek pacientët, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë./arbresh.info/
“Duhet të shqetësohen edhe të tjerët” – Arrestimi i Diddyt e...
Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
Sigal Prishtina mposht Trepçën në ‘Minatori’
Haradinaj i reagon Kurtit për rritjen ekonomike
Sveçla: Ne kemi fituar në Banjskë për shkak të përgatitjeve ...
Raportohet për sulme ajrore izraelite në Siri