Arrin edhe kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Turqia për ballafaqim me Covid-19

19:58 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagri Sakar vlerësuar sot se bashkëpunimi midis shteteve ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ballafaqimin me sukses kundër pandemisë Covid-19.

Ata morën pjesë sot në pranimin e një kontigjenti të pajisjeve mjekësore të cilat Republika e Kosovës i ka dhuruar Kosovës për t’u ballafaquar sa më mirë pe pandeminë Covid, si pjesë e pakos së ndihmave mjekësore që Turqia solli në Kosvë më 8 prill të këtij viti, përfshirë masa mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor (PPE), aparaturë dhe pajisje tjeëtr mjekëosore.

Ministri Vita ka falënderuar shtetin e Turqisë për kontributin dhënë sistemit shëndetësor për përballimin e Covid-19, derisa Ambasadori, Çagri Sakar ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe shtetet e tjera në ballafaqimin me një problem të përbashkët dhe global.

Pjesë e pajisjeve mjekësore që sot u pranuan nga MSh janë pjesë e kontigjentit në vëllim prej 9 m3 të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve, dedikuar popullit të Kosovës nga Republika e Turqisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme