Për shkak të pandemisë, Ministria e Shëndetësisë më 15 prill vuri në fuqi masa të reja që përcaktojnë lëvizjen e qytetarëve, që janë paraparë të zgjasin deri më 4 maj.
Ministria e Shëndetësisë u ka përcaktuar qytetarëve lëvizjen, duke i lënë të dalin për 90 minuta në ditë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit. Por, ministria lejojë që të punësuarit të dalin në çdo kohë, mjaftojnë të jenë të pajisur me një certifikatë të lëshuar nga Administratën Tatimore e Kosovës e cila quhet “certifikata e të punësuarit”.
Certifikata shërben si leje për qarkullim vetëm në kuadër të kryerjes se detyrave të punës.
Rreth 200 mijë të punësuar mund të lëvizim lirshëm nëpër Kosovë për punë të ndryshme.
“Numri i Certifikatave te te punësuarve, te shkarkuara nga sistemi elektronik i ATK-se është 194197 copë”, tha për lajmi.net zëdhënësja e Administratës Tatimore, Valentina Bytyqi-Sefa.
Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës bazuar në urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës 23 mars 2020, kishte nisur që t’u dërgojë përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur, transmeton lajmi.net
Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.
Rastet e para më koronavirus në Kosovë janë identifikuan më 13 mars gjë që pasoi me pezullimin e mësimit në të gjitha institucionet arsimore dhe mbylljen e disa veprimtarive, si masa parandaluese për përhapje të koronavirusit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...