Numri i të vdekurve në SHBA nga virusi ka kaluar shifrën 50,000, sipas të dhënave nga Universitetit John Hopkins.
Kjo po konsiderohet si shpërthimi më vdekjeprurës në botë nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info.
Por, SHBA ka një shkallë më të ulët vdekshmërie se sa shumica e shteteve evropiane, bazuar në numërimet e tanishme të rasteve, siç ka theksuar grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë.
Lajmet e zymta vijnë pasi pjesë të SHBA rihapen pas disa javësh mbyllje.
Disa biznese janë hapur sot në Georgia, Alaskë dhe Oklahoma.
SHBA ka deri tani numrin më të madh të vdekjeve dhe numrin e rasteve në botë.
Sidoqoftë, ajo ka një popullsi prej 330 milionë, shumë më e lartë se vendet e tjera të prekura më keq si Spanja dhe Italia./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet