Reagon Banka Ekonomike, siguron klientët se llogaritë janë të sigurta

18:05 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Pas raportimeve nëpër media se Banka Ekonomike është hakuar dhe i janë vjedhur të dhënat klientëve, ka ardhur reagimi i të lartëpërmendurës.

Banka Ekonomike thotë se ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njëjtin ata kanë arritur ta izolojë me kohë, transmeton portali arbresh.info.

Tutje banka e vetme me kapital vendor bën të ditur se menjëherë pasi ka ndodhur rasti janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë, ndërsa organet kompetente po hetojnë rastin.

Kjo Bankë siguron klientët e saj se nuk ka hapësirë për shqetësim, pasi që mjetet e tyre në BE janë të sigurta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme