Google ADS

Zyra e USAIDI-it ndau 330 mijë dollarë për Kryqin e Kuq në Maqedoni

17:41 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Çështje Evropiane, njëherë edhe koordinator nacional, Bujar Osmani ka njoftuar se zyra e USAID-it do të ndajë 330 mijë dollarë ndihmë financiare për Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut.

“Ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut sapo informoi se Zyra e USAID-it për iniciativa të tranzicionit (OTI) ndau ndihmë në shumë prej 330.000 dollarë amerikan, të cilat janë të parapara për përforcimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq dhe do të ndihmojnë në ballafaqimin më të lehtë me sfidat në luftën kundër COVID19. Kjo ndihmë ju dedikohet grupeve vulnerable dhe përmban 4.200 komplete për ushqim, 3.000 komplete për dezinfektim dhe 1.000 komplete për foshnje”, tha Osmani.

Ambasada e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut kohë më parë ndihmë ka ndarë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme