E befasishme, por Giroud mund të mbetet në ‘Stamford Bridge’.
Olivier Giroud lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea, qysh nga merkatoja e janarit.
Lojtari francez ishte shumë afër që t’i bashkohej skuadrës së Inter, por finalizimi i marrëveshjes dështoi në fund.
Thuhej se Giroud do të largohet nga Chelsea gjatë verës, por duket se Chelsea kanë plane të tjera për lojtarin.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Chelsea do të shfrytëzojë të drejtën mbi Giroud dhe do të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2021, transmeton lajmi.net.
Bazuar në disa prej komenteve që lojtari ka dhënë se fundmi, kjo nuk është dëshira e tij.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e radhës nga Chelsea – Giroud. Rrallë herë ndodh që Di Marzio të gabojë.
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...