Google ADS

BQK-ja ka bërë dezinfektimin e parave

17:46 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë dezinfektimin e parave, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti i cili tha po ashtu se bankat komerciale janë duke ofruar edhe shërbime online, ndër to edhe hapje të xhirollogarive.

“Ne ndër masat që kemi marrë, kemi siguruar një sistem efikas të pagesave përfshirë edhe në zonat që kanë qenë të izoluara. Gjithashtu kemi bërë dezinfektimin e parave, por njëkohësisht kemi kërkuar që të respektohen të gjitha masat të cilat janë kërkuar prej IKSHP-së”, tha ai.

Ani pse është bërë dezinfektimi i parave, guvernatori i BQK-së kërkoi nga klientët e bankave që të bëjnë sa më pak pagesa me para në dorë.

“Klientët sa më pak të bëjnë pagës përmes keshit, bankat janë duke punuar me orar të plotë dhe janë funksionale. Ka siguri të plotë, ka stabilitet, ka qëndrueshmëri sektori bankar. Është duke punuar sektori bankar 24/7. Pra, qytetarët mund të hapin llogari bankare online? Po, kjo është e mundshme, të gjitha bankat ofrojnë një qasje të tillë, online qoftë për pagesa apo edhe shërbime të tjera që kërkohen”, tha Mehmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme