Prodhuesi i dezinfektuesit ka lëshuar një paralajmërim të fortë për të mos i përdorur produktet e tyre në trupin e njeriut, pasi Donald Trump sugjeroi që ato mund të vijnë në përdorim për të trajtuar koronavirusin.
Reckitt Benckiser, i cili zotëron Lysol dhe Dettol, tha se “në asnjë rrethanë” nuk duhet që produktet e tij të injektohen ose të hahen, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Trump përballet me kundër-reagim ndaj komenteve të tij në një konferencë të enjten.
Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten.
Edhe ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.
Komentet e Trumpit janë kritikuar shumë nga mjekët dhe kanë gjeneruar një përgjigje të madhe në internet. Ato kanë provokuar qindra mijëra komente dhe kanë bërë që markat e mirënjohura të pastrimit të trendojnë në mediat sociale.
Reckitt Benckiser, i cili gjithashtu zotëron markat Vanish dhe Cillit Bang, tha që produktet e tij nuk duhet të administrohen “përmes injeksionit, gëlltitjes ose ndonjë mënyre tjetër”.
“Produktet tona dezinfektuese dhe higjienike duhet të përdoren vetëm ashtu siç synohet dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit. Ju lutemi lexoni etiketën dhe informacionin e sigurisë”, tha kompania në një deklaratë./arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës