Në Komunën e Pejës deri tani janë konfirmuar 47 raste me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, njoftoi të enjten se numri i madh i personave të infektuar në Pejë është si pasojë që kanë marrë pjesë në një varrim.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet.
Lajmin e ka konfirmuar për telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore”, tha ai.
Ndërkohë, IKSHPK dhe institucionet tjera shëndetësore në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet distanca, dhe të qëndrohet në shtëpi.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar, 669 raste me coronavirus, 159 janë shëruar kurse 19 kanë ndërruar jetë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...