Qeveria e Maqedonisë diskuton për hapjen e bastoreve online

16:23 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë së Maqedonisë bastore online, me çka pritet të bëhet mbyllja e atyre tradicionale.

Propozimi i ministrisë do të shqyrtohet sot nga Qeveria, ndërsa sipas informacioneve të disa mediumeve pritet që të pranohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo zgjidhje e propozuar do të paraqitet në një seancë të Qeverisë, ajo do të diskutohet. Dua të theksoj në frymën e transparencës për të cilën folët, rreth 40 milion euro mblidhen në buxhet në bazë të tarifës speciale të paguar, nga këta organizatorë të lojërave të fatit, që është 23 përqind – ose 20 përqind për buxhetin, nga ku 3 përqind ndahen në institucione të tjera”, tha sot ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Ajo tha se bëhet fjalë për përmirësim të rregullativës, duke shtuar se edhe në gjendje të jashtëzakonshme mund të merren vendime të rëndësishme.

Më shumë detaje rreth propozimit për funksionimin e bastoreve dhe lojërave të fatit, priten pas përfundimit të seancës së Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme