Republika e Kosovës i esksporton produktet e saj edhe në Kuvajt.
Vetëm në tre muajt e parë të 2020-es në këtë shtet të largët që ndodhet mes Arabisë Saudite dhe Irakut kanë shkuar produkte në vlerë mbi 100 mijë euro.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se për periudhën janar-mars të këtij viti vlera e produkteve kosovare që destiancion final kanë pasur Kuvajtin është saktësisht 108.916, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se gjatë janarit janë eksportuar produkte në vlerë 4 mijë euro, në shkurt 1 mijë e 200 euro ndërsa sasia më e madh është eksportuar në muajin mars në vlerë prej mbi 103 mijë euro.
E produktet që kanë shkuar në Kuvajt janë kryesisht veshmbathje që përfshinë kostume dhe fustane për gra dhe vajza.
Por, mes tyre ndodhen edhe artikuj të tjerë prej gize dhe çeliku, dhe pije freskuese.
Kjo është eksportuar në vlerë prej mbi 33 mijë euro ndërsa nuk bëhet e ditur saktësisht për cilën pije bëhet fjalë teksa thuhet se përmban ujë me shtesa ëmbëlsues dhe aromatizuese./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...