Një efektiv policie është plagosur me thikë mesditën e sotme në Korçë në zonën pedonale, pranë Kullës.
Pas ngjarjes autori është larguar por është ndaluar vetëm pak minuta më pas nga policia.
Në momentin ku ka ndodhur plagosja polici ka qenë jashtë shërbimit.
Mësohet se konfliti mes tyre ka ndodhur për një gjobë që polici i kishte vendosur autorit.
“Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë” informon policia e Korces.
Burimet bëjnë me dije se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin rajonal për mjekim me plagë të lehta.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?