Google ADS

AGK reagon ndaj Këshillit Drejtues të UP-së që përjashtoi gazetarët nga mbledhja

11:17 | 21 Tetor 2015
Arbresh.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot në lidhje me rastin që ka ndodhur pardje ku gazetarët nuk janë lejuar që ta përcjellin mbledhjen që është mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinë.

“AGK ka marrë me shqetësim moslejimin e gazetarëve që të përcjellin mbledhjen e fundit ndërmjet Senatit, Këshillit Drejtues si dhe menaxhmentit të UP-së”, thuhet në një komunikatë të AGK-së.

Mungesa e transparencës nga senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe mbyllja e dyerve për gazetarët është kundër parimeve demokratike të këtij institucioni.

AGK kërkon nga Këshilli drejtues dhe Senati që në bazë të nenit 6 pika 7 e rregullores së punës ku parashihet që mbledhjet janë të hapura për publikun të krijoj hapësirë për gazetarët që të përcjellin aktivitete e këtij institucioni.

Liria e medias dhe transparenca janë shtylla të demokracisë dhe e drejtë që garantohet me ligjet e zbatueshme në vend.

AGK iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme