Të gjithë banorët e Serbisë, të moshës madhore do të përfitojnë nga 100 euro nga shteti.
Kjo do të bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19.
E nga kjo të përfitojnë edhe serbët që jetojnë jashtë vendit, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.
Aty thuhet se shteti do t’i ndihmoj në hapjen e llogarive bankare nëse nuk kanë të tilla në Serbi.
“Qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë gjithashtu për ndihmë shtetërore prej 100 euro, e cila do t’u paguhet të gjithë qytetarëve të rritur pas 15 majit. Ata që nuk kanë llogari në një bankë në Serbi, nuk do të kenë detyrime shtesë në lidhje me këtë sepse shteti do të hapë të njëjtën për ta”, thuhet aty.
Ndryshe në fund të muajit mars, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte bërë të ditur ndarjen e mjeteve financiare.
“Është para e madhe në masë, kështu që është edhe 520 milionë euro. Cilido qytetar i rritur, i punësuar, i papunë, pensionist, kushdo që të jetë, është njëjtë”, kishte thënë Vuçiq.
Pagesa do të filloj të bëhet nga 15 maji. /arbresh.info/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...