Pandemia e koronvirusit ka bllokuar gjithë botën e futbollit, duke izoluar edhe shumë futbollistë në vendet ku luajnë.
I bllokuar ka mbetur edhe portieri kosovar, Betim Halimi që luan në Ukrainë.
Anëtari i Olimpik Donetsk, ka treguar për Gazeta OLLE se si ka mbetur në Ukrainë së bashku me disa bashkëlojtarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.
“Jam në Ukrainë dhe për momentin situata është mjaft e keqe pasi numri i të infektuarve është mjaft i madh pasi tashmë ka shkuar mbi 7200 të tillë”, tha fillimisht Halimi.
Për një rinisje të mundshme të kampionatit, portieri kosovar sheh situatën si mjaft të vështirë, pasi siç thotë ai numri i të infektuarve po rritet me shifra të mëdha.
“Nesër përfundon pjesa e parë e karantinës, ndërsa është shtyer edhe për dy javë të tjera. Rinisja e kampionatit do të varet krejtësisht nga numri i të infektuarve, pasi shpresojmë që numri mos të rritet gjatë kësaj kohe, por për momentin nuk mendohet për një gjë të tillë pasi numri po rritet mjaft shpejt i të infektuarve me mbi 200 persona në ditë”, ka thënë tutje Halimi.
24 vjeçari tutje ka zbuluar se po qëndron në qendrën stërvitore të klubit Olimpik Donetsk së bashku me pesë futbollistë të tjerë, të cilët po e shfrytëzojnë edhe për përgatitje.
“Kemi disa programe individuale që jemi duke i ndjekur për stërvitje, por për fatin e mirë unë jam duke qëndruar në qendrën stërvitore të klubit dhe jemi së bashku me pesë lojtarë të tjerë ku po kalojmë edhe kohën bashkë”, tha tutje ish-portieri i Dritës.
Për fund, pozhoranasi ka thënë se po i mungon familja dhe se në Kosovë nuk ka qenë në pesë muajt e fundit.
“Familja është duke më munguar mjaft shumë, nuk kam ardhur në Kosovë në pesë muajt e fundit, shpresoi të kalon kjo sa më parë dhe të vijnë në Kosovë”, përfundoj Halimi.
Halimi ishte transferuar në Ukrainë në shkurtin e vitit 2019, ndërsa kishte fituar vendin e titullarit por një lëndim bëri të mbes për disa muaj jashtë fushave të gjelbërta.
‘Gardiani’ nga Pozherani në Kosovë ka mbrojtur portën e skuadrave si: Drita, Hajvalia e Vllaznia e Pozheranit.
Ndërsa për 6 muaj ishte pjesë e futbollit estonez te skuadra JK Trans Narva./V.I – Gazeta OLLE
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju