Edon Zhegrova i ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dy video nga stërvitja e tij e fundit, ku shihet duke i shënuar dy gola të bukur, përderisa ushtron edhe për driblime.
Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie, transmeton Gazeta Express.
Njëra ndër kampionatet e ndikuara është edhe Superliga e Zvicrës, ku luan aktualisht edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i huazuar deri më 30 qershor nga klubi belg Genku.
Superliga e Zvicrës ishte njëra ndër kampionatet e para që reagoi duke i ndërprerë ndeshjet dhe seancat stërvitore dhe futbollistët u udhëzuan nga klubet e tyre t’i vazhdonte stërvitjet individualisht nëpër shtëpi.
Sulmuesi anësor 21-vjeçar ka treguar përmes dy videove të postuara në llogarinë e tij në Instagram se ai po vazhdon stërvitjet në mënyrë që të jetë gati për rinisjen e kampionatit, kurdo që të ndodhë kjo.
Zhegrova ka shfaqur formë më të mirë në Basel, ku ka qenë i huazuar që nga shkurti i vitit 2019 nga Genku, duke qenë më bindës veçanërisht gjatë periudhës së fundit të sezonit. Ai ka luajtur gjithsej në 19 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola e ka kontribuar edhe me katër asiste.
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...