Liverpooli thuhet se po bën disa ndryshime në strategjinë e tyre në tregun e transferimeve.
Klubi nga Anfield ishin në kërkim për të larguar disa lojtarë pasi të skadojnë kontratat e tyre, përfshirë Adam Lallana.
Por, sipas mediumit lokal Liverpool Echo, pandemia e coronavirusit ka ndryshuar pamjen e tregut dhe disa nga ato vendime.
Lallanas thuhet se mund t’i ofrohet një marrëveshje e re për ta mbajtur atë në klub.
Dejan Lovren është një tjetër që ishte pothuajse një largim i garantuar, por ai gjithashtu nuk po kërkon të largohet pasi do të preferonte sigurinë e një marrëveshje të re në Liverpool.
Edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, gjithashtu mund të qëndrojë në Anfield, megjithëse dëshiron më shumë kohë të lojës.
Reds mund të heqin dorë nga nënshkrimet e mëdha këtë verë, pasi ata duan të sigurojnë që financat e tyre janë duke ecur përpara. /Telegrafi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...